Moti i ligë shkaktoi zjarre në Shkup

Moti i ligë i cili kaploi Shkupin mbrëmë shkaktoi disa zjarre në pothuajse të gjitha lagjet e qytetit. Zjarre janë paraqitur në Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Draçevë dhe në Qendër. 

“Arsyeja për këto zjarre është moti i ligë. Në këto raste, mjafton vetëm një pakujdesi nga ana e njeriut, por edhe erërat e fuqishme dhe rryma ajrore të cilën e krijojnë ato shkaktojnë fërkim të kabllove të rrymës, me çka mund të vijë deri te zjarri”, tha Bllagoja Menkovski, komandant i njësitit të zjarrëfikësve. 

Rruga “Partizanska” mbrëmë u bllokua, pasi që një bilbord reklame kishte rënë në tokë nga era, në afërsi të urës “Kombet e bashkuara”./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button