As Qipro se do Maqedoninë

Ambasadori i Qipros në SHBA, Pavlos Anastisijadis  ka thënë se gjetja e zgjidhjes për problemin me emrin dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE varen krejtësisht nga Shkupi zyrtar, shkruan portali Kurir.mk.  Anastisijadis vlerësimin e ka bërë gjatë prezantimit të prioriteteve të Presidencës qipriote me BE-në, që nuk dallon aspak nga qëndrimi zyrtar i Greqisë.

“Jemi duke i dhënë rëndësi të veçantë zgjerimit të Bashkimit Evropian kah vendet e Ballkanit perëndimor, jemi të lumtur që Mali i Zi dhe Serbia, fituan statusin kandidat për anëtarësim. Qipro përkrah perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të rajonit, gjithashtu edhe për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Besojmë se do të ketë zhvillime pozitive, që të mund të shkojmë më tej. Kjo shumë varet nga udhëheqësia në Shkup.Bashkimi Evropian ka thënë qartë se nevojitet  një lëvizje pozitive  kah kjo çështje, dhe se kjo është e nevojshme për të pasur përparim“, ka deklaruar Anastijadis gjatë prezantimit të prioriteteve qipriotë para Komitetit hebrej të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button