Opel Corsa All Black /All White Color Edition

Me lansimin e versionit të ri All Black /All White Color Edition, Corsa për herë të parë është në dispozicion me motorin turbo me benzinë. Oferta e motorëve për Opel Corsa-n tani përfshin edhe motorin 1.4-litra me benzinë ecoFLEX me turbombushës dhe Start/Stop sistemin.

Harxhon vetëm 5.5 l/100 km
Motori arrin pra me versionet e reja All Black/All White nga “Color Edition” familja, ndërsa më vonë do të jetë në dispozicion edhe në Corsa-t tjera.

Zhvillon 88kW/120 KF dhe maksimalët 175 Nm të momentit rrotullues me rastin 1.750 rr/min. Në kombinim me ndërruesin manual me pesë shpejtësi Corsa arrin maksimalët 195 km/h dhe deri në 100 km/h shpejton për 10.3 sekonda. Falë teknologjisë Start/Stop Corsa me këtë motor harxhon 5.5 l/100 km me emetimin e gazrave prej gjithsejtë 129 g/km.

Me këto performanca Corsa All Black/All White Color Edition, është përzgjedhje e shkëlqyeshme për blerësit që dëshirojnë veturë të vogël dhe që nuk harxhon shumë dhe e cila posedon motorin e fuqishëm. Çmimi i Opel Corsa All Black/All White Color Edition sillet rreth 17.810 euro.

Versionet All Black /All White Color Edition
Blerësit mund të zgjedhin në mesin e ngjyrave “Casablanca White” apo “Carbon Flash”. Në tonin e njëjtë janë bërë edhe detajet e karrocerisë, ndërsa për pamjen sa më të bukur aty janë edhe kapakët dyngjyrësh për rrota 17-inçësh të cilët janë përshtatur me ngjyrën e karrocerisë.
Kapakët janë në formë të yllit dhe janë pjesë e pajisjeve standarde. Brendia është e pasuruar me detaje të reja, duke përfshirë edhe unazën e bardhë rreth hapjes së ventilatorit te versioni All White dhe të unazës së zezë te versioni All Black.

Pëlhura e ulëseve vjen e qepur me penj ngjyrë argjendi, ndërsa pajisjet përfshijnë edhe pedalet sportive nga alumini, timoni me shumë funksione i mbuluar me lëkurë, dritaret e errësuara dhe tubin për hedhjen jashtë të gazrave me efekt të kromit. Sikur të gjitha versionet e Corsa Color Edition, edhe kjo standardja përfshin edhe shasinë sportive, ndërsa edhe sistemi multimedial është përmirësuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button