“Trashëgimia otomane e Shkupit” turni i parë edukativ i projektit “Destinacioni Maqedonia”
Qendra për Hulumtime Shkencore “HAEMUS” nga Shkupi e hulumton Maqedoninë në suaza të fushatës “Destinacioni Maqedonia”!, qëllimi i së cilës është promovimi dhe popullarizimi i trashëgimisë së pasur kulturore-historike të vendit në periudha të ndryshme, transmeton MIA.
Një pjesë e aktiviteteve janë disa turne edukative, prej të cilave e para quhet “Trashëgimia otomane e Shkupit” do të mbahet sot. Tjetra “Pallatet e Shkupit të vjetër” më 21 tetor dhe turni edukativ “Në gjurmët e romakëve të lashtë” të caktuar për më 28 tetor.
Sipas organizatorit, të gjitha turnet janë menduar me qëllim që pjesëmarrësit të kalojnë nëpër përvojat, njohuritë, interaksioni dhe gjithsesi shumë argëtim derisa ta njohin trashëgiminë kulturore të Republikës së Maqedonisë.
“Turnet të cilat i organizon “HAEMUS” janë të pazakonta dhe rrallë herë mund të gjehen në treg, sepse janë krijuar në atë mënyrë derisa të zgjasë shetitja të jenë në interaksion aktiv me pjesëmarrësit. Vizitorët edukohen, por edhe ndajnë njohuri dhe informacione për lokacionet të cilat vizitohen, pranë të cilave kalojnë çdo ditë, ndërsa shumë pak dinë për vlerën e tyre më të gjerë antropologjike”, deklaroi Vasilka Dimitrovska, drejtoreshë e “HAEMUS”.
Ngjarjet organizohen nën moton e UNESKO-s për Resurse të hapura edukative (RHE), ndërsa në suaza të Vitit evropian të trashëgimisë kulturore. Një pjesë e turneve janë përkrahur me logjistikë nga qyteti i Shkupit, ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit janë siguruar udhëzime të shtypura në botimin e Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit të Republikës së Maqedonisë.