Moti i lig i merr jetën një vajze nga f.Trebosh

Një dru i shkulur nga era e fuqishme sonte rreth orës 21 ia morri jetën një vajze gjashtë vjeçare e cila së bashku me të familjes së saj ishte duke udhëtuar për në Tetovë.

Burime të Portalb thanë se familja nga fshati Trebosh ishte nisur për në qytet ndërsa moti i lig ka shkulur drurin i cili ka ra mbi veturën e markës BMW kabriolet duke lënë të lënduar rëndë vozitësin A.B, bashkëshorten e tij P.B, ndërsa tre të tjerë janë më lehtë të lënduar. Të gjithë janë dërguar në spitalin e Shkupit. 

Sonte si pasojë e motit të lig që e kaploi Tetovën dhe rrethinën u shkaktuan dhe dëme materiale ndërsa  qyteti për gati 40 minuta ka qenë pa rrymë elektrike. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button