Gjermani, rabinët kërkojnë vazhdimin e synetllëkut

Konferenca e rabinëve ortodoksë hebrenj nga e gjithë Evropa, sot u ka bërë thirrje hebrenjve gjermanë që ta vazhdojnë të bërit synet të foshnjeve meshkuj, përkundër një vendimi gjyqësor me të cilin penalizohet kjo praktikë.

Tubimi “emergjent” i Konferencës së Rabinëve Evropianë në Berlin tha se praktika e synetllëkut së djemve në ditën e tetë të jetës është parim themelor i judaizmit.

Në muajin qershor, një gjykatë në Këln të Gjermanisë vendosi që praktika e synetllëkut, që përdoret si nga hebrenjtë ashtu edhe nga myslimanët, shkakton dëm të rëndë trupor. Ky vendim gjyqësor ishte bërë në rastin kundër një mjeku, që e kishte bërë synet një djalosh katëvjeçar mysliman, me kërkesën e prindërve të tij.

Organizatat myslimane dhe hebrenje të Evropës, me një deklaratë të përbashkët kanë kërkuar që Parlamenti i Gjermanisë ta qartësoj situatën.

Në Gjermani jetojnë rreth 4 milionë myslimanë dhe 200 mijë hebrenj.

Lajme të ngjashme

Back to top button