Strugë, humb jetën një i afërt i Big Mama’s

Një i afërm i këngëtares Big Mama nga Tetova, rreth të tridhjetave, jozyrtarisht ai quhet Lirim nga fshati Dobrosht, ka humbur jetën në afërsi të një plazhi privat në Strugë, si rezultat i rrëzimit nga skuteri rreth 500 metra në brendësi të liqenit rreth orës 18,30.

Siç bëjnë të ditur dëshmitarët në momentin tragjik me të ka qenë në skuter edhe këngëtarja Big Mama e cila raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. 

Këtë lajm tragjik e konfirmojnë edhe nga Spitali i Strugës ku i aksidentuari u transferua për trajtim ku pas disa momenteve ai ndërron jetë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button