Del Bosque: Preferoj Messin para Ronaldos

Strategu spanjoll, Vicente del Bosque, ka pranuar se admiron superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, më shumë se atë të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për shkak të stilit të lojës që ka argjentinasi. Dy lojtarët e klubeve rivale konsiderohen si dy futbollistët më të mirë aktualë, por trajneri i kombëtares së Spanjës ka preferencë të qartë.

“Messi apo Cristiano Ronaldo? E preferoj Messin, sepse ai është më shumë lojtar rruge”, ka thënë Del Bosque për Punto Pelota.

Duke folur për Topin e Artë, ai ka thënë se nuk i pëlqen ky çmim pasi është një “lodër marketingu”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button