BlackBerry lanson modelin e ri Curve 9310

Verizon ka njoftuar se do të fillojë të ofrojë modelin e ri të telefonit të RIM, BlackBerry Curve 9310, nga data 12 korrik, ndërsa çmimi i kësaj pajisje pas lirimit të bërë nga operatori do të jetë 49.99 dollarë.

Megjithatë, ky çmim do të vlejë vetëm për përdoruesit që nënshkruajnë kontratë dy vjeçare me operatorin, ndërsa BlackBerry Curve 9310 vjen i pajisur me ekran 2.44 inç të ndjeshëm në prekje si dhe rezolucion prej 320 x 420, dhe tastierë të plotë QWERTY.

Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën e pasme me 3.2 mega-piksel, si dhe versionin e ri të sistemit operativ – BlackBerry OS 7.1./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button