32 kura popullore për sëmundjet më të shpeshta

Recetat me bimë dhe këshillat e mjekut për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet që përballemi më shumë.

Në ditët e sotme me anë të shkencës dhe mjekësisë është bërë i mundur evitimi ose shërimi i plotë i shumë sëmundjeve të përhapura të trupit dhe mendjes, duke na dhënë kështu mundësinë për të jetuar një jetë sa më të shëndetshme, përcjell Supershëndeti.com.

Një ndihmesë jo të vogël për këtë ka dhënë dhe mjekësia popullore, me anë të recetave dhe kurave të saj, disa prej të cilave ju njohim në vijim….

1.Çajit i murrizit mban zemrën e shëndetsh

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë.

Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal.

Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese.

Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

2. Lubleta qetëson dhimbjet e migrenës

Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore.

Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës.

Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj.

Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete.

Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.

3. Rigoni lufton gurët në tëmth

Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët.

Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake.

Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër.

Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij.

Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë.

Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera.

Rigoni është një nga luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

4. Hithra kundër rënies së flokëve

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.

Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi.

Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit.

Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës.

Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

5. Sinapi lehtëson dhimbjet reumtike

Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve.

Më pas, një mjek grek zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës.

Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën.

Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut.

Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.

6. Manaferrat përmirësojnë shikimin

Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin.

Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës.

Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore.

Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë.

Kjo masë pihet tri herë në ditë.

Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.

7. Temperatura e lartë ulet me çaj sherebele

Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjeve, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë.

Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë.

Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji.

Bari i etheve është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike.

Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.

8. Bima e valerinës lufton pagjumësinë

Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë që jep për të luftuar pagjumësinë.

Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone.

Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit.

Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit.

9. Bima e koprës për veshka dhe anemi

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit.

Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë.

Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka.

Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit.

Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia.

Kopra është e dobishme për të sapolindurit.

Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes.

10. Hudhra dhe qepa parandalojnë kancerin e prostatës

Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga tumori i prostatës.

Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak.

Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.

Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën.

Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit të prostatës.

11. Tëmblagjaku shmang kancerin e lëkurës

Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave tumoriale dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës.

Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë është përdorur me mjaft sukses për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë.

Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave tumoriale, për shkak të elementeve që ajo përmban.

12. Mesazhet me vaj e akull për nervin shiatik

Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore.

Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale.

Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin.

Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull.

Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë, për 15 ditë.

13. Sherebela lufton tuberkulozin

Çaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta.

Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi.

Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme.

Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes.

Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.

14. Aloe Vera për kurimin e leukemisë

Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia.

Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak.

Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë.

Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt.

Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj.

Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

15. Dafina lehtëson dhimbjet nga pankreasi

Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.

Bimëve mjekësore u përdoren gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara.

Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar.

Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës.

Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë.

Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.

16. Molla nuk lejon formimin e gurëve në veshka

Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.

Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën.

Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.

Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza.

Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

17. BAJAMET QETËSOHEN MË ÇAJ LULE PJESHKE

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet.

Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja.

Çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve.

Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë.

Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë.

Çaji i pjeshkës është kura popullore më efikase në shërimin e inflamacionit të bajameve.

18. ÇAJI I KINFUSHËS I DOBISHËM PËR MËLÇINË

Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit.

Për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit.

Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi niveleve të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.

Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës.

19.BIMA E LIRIT SHËRON PLAGËT NGA DJEGIET

Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore.

Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima.

Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë.

Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë.

Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit.

Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës.

20. HURMA DHE KAROTAT PËR AMENIMË

Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës së hurmës: frutat, gjethet, degët, rrënjët etj.

Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës.

Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.

Lëngu i karotës lufton aneminë.

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut.

Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia.

Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat.

Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

21. RREPA E KUQE USHQIM BAZË PËR ANEMIKËT

Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët.

Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja.

Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

Marrja e vitaminave, nëpërmjet frutave dhe perimeve, eshtë rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

22. EDHE FIKU NDIHMON KUNDËR ANEMISË

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë.

Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme.

Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.

23. ÇAJI I HITHRËS, KURË PËR SËMUNDJET E GJAKUT

Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli.

Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë.

Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta.

Kullohet dhe pihet gjatë tërë ditës.

Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.

24. LULESHTRYDHJA PASTRON GJAKUN

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël.

Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet.

Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripë natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut.

Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.

Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

25. TRUMZA NDIHMON ORGANET E TRETJES

Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë.

Ka edhe veprim bakteriologjik.

Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

26. MENDRA QETËSON MUSKUJT GJATË TRETJES

Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në tëmth e organe tjera), pastaj për qetësimin e muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

27. LËNGU I KULFIMËS NDIHMON QARKULLIMIN E GJAKUT

Bima e kulfimës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës.

Për rrahjet e shpejta të zemrës të, çaji ka dhënë rezultate shumë të mira.

Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

28. QITRO PËR TRETJE DHE KUNDËR KOLESTEROLIT

Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët.

Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit.

Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.

29. PORTOKALLI PARANDALON FTOHJEN

Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja.

Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë i mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.

30. MANDARINA LUFTON INFEKSIONET E NDRYSHME

Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të Grekëve të Lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij.

Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit.

Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.

31. RRUSHI ELIMINON GURËT NË VESHKA

I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi.

Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës.

Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

32. VAJI ETERIK LARGON MYKUN NË LËKURË

Kundër mykut të formuar në lëkurë mjekësia popullore këshillon përdorimin e dy deri në tri pika nga masa e përgatitur me vaj eterik dhe ujë.

Kjo përzierje hidhet në një shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lëkurës, ku është shfaqur myku.

Për të parë rezultatet duhet të kalojnë plot 10 ditë.

Gjatë kësaj kohe vaji eterik do ta mbysë mykun e formuar dhe do kemi një lëkurë të shëndetshme.

Specialistë të kësaj teorie theksojnë se vaji eterik është elementi bazë për luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet të kenë në përbërjen e tyre patjetër nga ky lloj vaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button