(VIDEO) Spastrim etnik i myslimanëve të Myanmarit

Rohinga është një grup etnik mysliman i cili jeton në shtetin Arakan të Myanmarit (Burma). Që nga viti 1942 ky minoritet përballet me spastrim etnik dhe gjenocid. Në vitin 1942 më shumë se 20 000 Rohingasë janë vrare nga forcat ushtarake si dhe grupet ekstremiste budiste. Vrasja ndryshe njihet si  MASAKRA E ARAKAN-it në vitin 1942.

Që atëherë, një pjesë e madhe e këtij grupi minoritar ka braktisur Burmën dhe janë shpërndarë nëpër botë. Në vitin 1982 qeveria e Burmës miratoi një ligj me të cilin u mohohet e drejta e nënshtetësisë të gjithë anëtarëve të këtij grupi minoritar.

Këto ditë, si duket masakra e vitit 1942 po përsëritet në forme edhe më të egër. Që nga 3 qershori i këtij viti,  grupet ekstremiste budiste, ushtria, si dhe një grup etnik i quajtur Rakine , kanë filluar gjenocidin kundër myslimanëve Rohingas. Ato djegin dhe masakrojnë fëmijë e të rritur. 

Shtëpitë e tyre po digjen ndërsa ata që shpëtojnë nga zjarri , masakrohen ne mënyrë shumë të egër. Sulmuesit përdorin te ashtuquajtura meçeta (shpata apo thika të gjata) me të cilat nuk kursehen as fëmijët edhe më të vegjlit .Video dhe fotografi të shumta qarkullojnë në internet , imazhe te dhimbshme dhe trishtuese. 

Bashkësia ndërkombëtare nuk është duke reaguar për këtë gjenocid, edhe pse ka shumë fakte dhe dëshmi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button