Është sulmuar fizikisht publicisti Halil Matoshi

Është sulmuar fizikisht publicisti Halil Matoshi, pas përfundimit të një ngjarjeje kulturore.

Matoshi, ka deklaruar se është sulmuar nga 3 persona që kanë dalë nga një veturë, ndërsa njëri nga ta, kishte edhe një thikë në duar, raporton KTV.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se fillimisht rreth orës 20 e 15, personat e involvuar, kanë pasur një mosmarrëveshje, që ka rezultuar më pas me sulmin. Borovci ka shtuar se Policia e Kosovës-ja ka filluar me procedurat hetimore, dhe është në kërkim të të dyshimtëve. /koha.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button