Maqedoni, sot pasdite fillon paraqitja për Lotarinë Amerikane

Lotaria për kartelë të gjelbër për 2020, me të cilën mundëson qëndrim të përhershëm ligjor në SHBA, fillon në orën 18:00, ndërkaq mbaron më 6 nëntor, gjithashtu në orën 18:00, kumtoi Ambasada e SHBA-së në Shkup, njofton Portalb.mk.

Aplikuesit mund të gjejnë formularin elektronik për lotarinë si dhe të gjitha udhëzimet në ueb faqen zyrtare www.dvlottery.state.gov.

Aplikimi për këtë program është pa pagesë.
Ruani dhe shtypni faqen tuaj të konfirmimit elektronik pas përfundimit të aplikimit për të kontrolluar më tej statusin e aplikacionit.
Duhet të mbani kopje të numrit unik të konfirmimit, të paktën deri më 30 shtator 2020. Ky numër është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse jeni selektuar.
Duhet të regjistroheni me fotografi të re të bërë brenda gjashtë muajve të fundit. Nëse përdorni fotografi të vjetër do të diskualifikoheni.|
Mund të bëni vetëm një regjistrim.
Më 7 maj 2019 duhet të kontrolloni nëse jeni zgjedhur.
Stejt Departamenti nuk do t’ju kontaktojë përmes email-it.
Nëse merrni email ku thuhet se keni fituar, atëherë ai email është mashtrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button