NATO paralajmëroi Rusinë për shkeljen e marrëveshjes INF

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë që të zbatojë Marrëveshjen e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për shtyp para takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s, Stoltenberg është shprehur se të gjithë aleatët pajtohen se Rusia duhet të zbatojë përgjegjësitë në përputhje me INF.

Duke vënë theksin se marrëveshja ka një rëndësi kyçe për sigurinë e Evropës, Stoltenberg tha se, “Ne e vërejmë me seriozitet shkeljen e Marrëveshjes së Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). I bëjmë thirrje Rusisë që me një qëndrim serioz të zbatojë në mënyrë transparente dhe të vërtetueshme marrëveshjen”.

Rusia në fazën e parë e mohoi dhe më pas e pranoi se ka zhvilluar sistemin e ri raketor të emëruar “9M729”, rikujtoi Stoltenberg, duke shtuar se kjo është një shkelje e hapur e INF-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button