Sherr me Luana Vjollcën?! Fifi tregon të vërtën e largimit nga emisioni
Filloreta Raçi, këngëtarja e njohur si Fifi nuk u shfaq në puntatën e parë të së shtunës në “Shiko kush Luan” në Top Channel. Fifi e cila ishte shoqëruesja e Luanës në emisionin e vjetshëm, u zëvendësua këtë sezon nga një tjetër këngëtare e njohur, Marsela Çibukaj, shkruan Bordo.al.
Kjo mungesë ka ngritur hamendësimet për atë çfarë mund të kishte ndodhur mes artistes së re dhe prezantueses/ autores së emisionit duke ndritur dyshime për ndonjë përplasje apo sherr të mundshëm që ka shkaktuar largimin e Fifit. Për të sqaruar gjithçka ka qenë vet artistja nga Kosova që ka treguar se e vërteta është krejt ndryshe dhe se shkak i largimit është bërë përfundimi i kontratës që Fifi ka pasur me Top Channel për angazhimin në “Shiko kush Luan”.
Përmes një postimi në Instagram, ylli i këngës “Zhurmë” ka treguar se zëvendësimi është bërë për shkak se këngëtarja Marsela Çibukaj ka një kontrate disa vjeçare me televizionin në fjalë dhe se ajo në fakt nuk ka asnjë përplasje me Luana Vjollcën por përkundrazi e ka uruar e përgëzuar atë për sezonin e ri.