Tirana zyrtare: Partitë në Maqedoni t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve

Tirana zyrtare i përshëndeti qytetarët që votuan “Për” në referendumin e djeshëm dhe e përkrahën marrëveshjen për emrin me Greqinë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret votën “Po” të qytetarëve të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së emrit me Greqinë, gjatë Referendumit të djeshëm konsultativ.

Inkurajojmë vijimin pa vonesë të procesit të mëtejshëm legjislativ në Kuvend për të iniciuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe për të zbatuar plotësisht Marrëveshjen e arritur në Prespë, si rruga e vetme për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Është koha që të gjitha forcat politike në Parlament t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button