OSBE/OHDIR dhe Këshilli Evropian e vlerësuan pozitivisht procesin e referendumit

Vëzhguesit e OSBE-OHDIR dhe Këshilli Evropian e kanë vlerësuar në përgjithësi pozitivisht procesin e mbajtjes së referendumit në Maqedoni. Ata i bënë thirrje Qeverisë dhe administratës që të merren më seriozisht me problemin e listës zgjedhore, në mënyrë që të mos paraqiten probleme të ngjashme në të ardhmen.

Misioni i OSBE/OHDIR sot në Shkup në konferencën e përbashkët për shtyp me Këshillin Evropian si mbikëqyrës të referendumit, kanë shprehur vlerësimet për procesin e mbajtjes së referendumit në vend, njofton Portalb.mk.

Shefi i OSBE/OHDIR Jan Petersen, e vlerësoi pozitivisht procesin e mbajtjes së referendumit. Lidhur me fushatën e referendumit, Petersen, e kritikoi KSHZ-në se ka pasur fushatë të dobët informuese duke i njoftuar votuesit vetëm për të drejtat e tyre. Qeverisë dhe administratës i bëri thirrje të punojë me Listën zgjedhore.

“KSHZ ka udhëhequr fushatë për informimin e qytetarëve e cila vetëm e ka theksuar lirinë e shprehjes në vend por nuk ka tentuar të nxitë qytetarët për të dalë në referendum. Përmbajtja e Marrëveshjes së Greqisë me Maqedoninë për të cilin u mbajt referendumi nuk ishte mjaftueshëm e qartë. Megjithatë, mediumet e kanë përmbushur këtë hapësirë duke ju ofruar qytetarëve informata. Kurse, administrata dhe Qeveria të merren më seriozisht me listat zgjedhore, në mënyrë që ta kthejnë besimin te qytetarët” tha Petersen.

Gjithashtu, shefi i delegacionit të Këshillit të Evropës për vëzhgim në Shkup, Shtefan Shenah vlerësoi pozitivisht referendumin. Sipas tij, e rëndësishme është respektimi i vendimit të qytetarëve të atyre që janë për, ata të cilët kanë vendosur të mos votojnë ose të votojnë kundër.

“Përderisa i respektojmë ata të cilët kanë zgjedhur të mos votojnë, t’i respektojmë dhe gjysmë milionëshin të cilët e kanë kuptuar seriozisht referendumin, dhe kanë dalë ta japin votën e tyre për ardhmërinë e vendit,” tha Shenah.

Në pyetjet drejtuar lidhur me parregullsitë gjatë procesit të votimit, ata thanë se nuk janë kompetent për të komentuar në atë temë, megjithatë në pozitën e vëzhguesit njoftuan se nuk kanë evidentuar ndonjë incident.

LEXO: Fati i referendumit të 30-shtatorit, tre pengesat më të mëdha të realizimit të suksesshëm

LEXO: Shekerinska-Osmani: 600 mijëshi i votave tregoi se qytetarët janë “për” NATO dhe BE, deputet dhe partitë ta pranojnë porosinë

LEXO: Rezultati përfundimtar nga numërimi 100 për qind i votave

LEXO: Van Hojte: Mos humbni kohë dhe para për zgjedhje, por angazhohuni

LEXO: Deklarohet dhe Bullgaria për rezultatet e referendumit në Maqedoni

LEXO: Sekretari i përgjithshëm i NATO-s komentoi referendumin në Maqedoni

LEXO: Kumtesë nga Departamenti i Shtetit Amerikan për referendumin në Maqedoni

LEXO: Mogerini dhe Han : Qytetarët u deklaruan “për”, radhën e ka Kuvendi

LEXO: “Ekatimerini” për referendumi: Është serioze se si lista zgjedhore reflektoi popullatën
LEXO: Socialdemokratët Evropian: Ivanov dhe opozita treguan se janë nacionalistë shkurtpamës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button