Referendumi, ja çfarë tha pasi votoi sot kryeministri Zoran Zaev (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev, sot në mëngjes në Strumicë e realizoi të drejtën e tij të votës në referendumin për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

Zaev pasi votoi deklaroi se pret që shumica e qytetarëve  të dalin dhe të shprehen për ardhmërinë e Maqedonisë, ndërkaq gjithashtu tha se pret që Kuvendi ta respektojë vendimin e qytetarëve.

“Sot është ditë e bukur, festë e re për Maqedoninë. Sot qytetarët dalin dhe vendosin për të ardhmen e vendit tonë. Me vendimin e tyre qytetarët sot bëjnë ashtu si në të kaluarën, në të gjitha proceset vendimtare, sjellin vendime të rëndësishme dhe serioze, me çka e trasojnë rrugën e vendit tonë për ardhmërinë dhe gjeneratat e ardhshme që vijnë pas nesh. Sot, pres nëpërmjet votimit masiv, e dalje të madhe, edhe njëherë qytetarët ta tregojnë bashkimin multietnik dhe bashkimin politik. Pres që Kuvendi ta ndjek vendimin e shumicës së qytetarëve, me çka sot do të jetë i qartë drejtimi i vendit tonë. Pres pas këtyre vendimeve, Maqedonia përfundimisht që t’i arrijë qëllimet e saja strategjike, të bëhet anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake – NATO dhe t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në unionin më të fuqishëm ekonomik në botë, Bashkimin Evropian”, tha Zaev.


http://portalb.mk/559709-kshz-e-tregoi-perqindjen-e-daljes-se-votuesve-ne-referendum-deri-ne-oren-13-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button