Shkup, ndërroi jetë një këmbësor pasi është shkelur nga një veturë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur dje në rrugën “Makedonsko Kosovska brigada” (Brigada Kosovare-Maqedonase) pasi një veturë e tipit “volkswagen pasat” me targa të Shkupit, e vozitur nga 63-vjeçari B.M nga Shkupi, e ka shkelur një këmbësor 83-vjeçar me iniciale R.Z. nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.
83-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Me veturën e Ndihmës së Shpejtë, këmbësori është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” ku në orën 13:30 nga ana e mjekut i është konstatuar vdekja.
Është kryer ekspertizë në vendngjarje.