Indi, tradhtia bashkëshortore nuk do cilësohet më vepër penale

Gjykata e Lartë e Indisë vendosi që shkelja e kurorës të mos jetë më vepër penale.

Ligji i epokës koloniale parashikonte që çdo burrë që ka marrëdhënie seksuale me grua të martuar, pa lejen e burrit të saj, të shpallet fajtor për veprën penale të shkeljes së kurorës.

Ai është ligji i dytë i epokës koloniale që u përmbys këtë muaj nga Gjykata e Lartë e Indisë. Ditë më parë, India ka shfuqizuar ligjin që kriminalizonte seksin midis homoseksualëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button