Ibrahim: Turqit masivisht do ta mbështesin referendumin

Partia për Lëvizje të turqve në Maqedoni (THP, sonte me tubim në Resnjën multikulturore e rrumbullakësoi fushatën për referendumin vijues të 30 shtatorit.

“Tubimi i cili kaloi në atmosferë të mrekullueshme edhe njëherë dëshmoi se qytetarët e bashkësisë etnike turke i japin mbështetje të fuqishme integrimit euroatlantik dhe më 30 shtator këtë do ta konfirmojnë edhe në referendum”, thuhet në kumtesën e partisë.

Të pranishmëve në Resnjë iu drejtua kryetari i THP-së, deputeti Enes Ibrahim, i cili gjatë paraqitjes së tij edhe njëherë i potencoi përfitimet nga integrimi euroatlantik, por edhe efektet pozitive nga marrëdhëniet e mira me fqinjët.

“Më 30 shtator kemi mundësi historike të cilën nuk guxojmë ta humbim. Ajo është investim për fëmijët tanë, investim për të ardhmen e atdheut tonë. Jam më se i sigurtë se pjekuria të cilën e treguam më 1991 do ta përsërisim edhe të dielën, kur të gjithë turqit nga e mbarë Maqedonia do të dalin masovikisht dhe do të votojnë ‘për’ Maqedoni evropiane dhe prosperuese”, theksoi Ibrahim.

Gjatë fushatës për referendumin, THP përmes tribunave, takimeve dhe tubimeve nëpër disa qytete dhe vendbanime rurale i informoi qytetarët e bashkësisë etnike turke për rëndësinë e referendumit që do të mbahet më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button