Jahjaga rrezikon reformën kushtetuese dhe zgjedhore

Vendimi i Gjykatës se mundësia e ndërprerjes së parakohshme të mandatit të Presidentes së Kosovës nuk është në pajtim me Kushtetutën, ka vënë në pikëpyetje edhe vet procesin e reformës kushtetuese dhe zgjedhore.

Kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Haki Demolli, ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, se logjikisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në njëfarë forme përcaktohet puna rreth reformës zgjedhore dhe asaj kushtetuese.

E ndërkohë, njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, thekson se janë problematike vonesat nga liderët e subjekteve të caktuara politike në lidhje me reformën elektorale.

“Kështu vihet në pikëpyetje i tërë procesi i reformës kushtetuese dhe elektorale dhe mund të këtë ngërçe”, ka thënë Baraliu. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button