Vazhdon i nxehti afrikan me temperatura deri 40 gradë

Në Maqedoni do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryejë erë mesatare veriore dhe veriperëndimore.

Temperaturat do të jenë në rritje. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 gradë deri më 25, ndërsa ato maksimale do të mbërrijnë deri 30, gjegjësisht deri më 40 gradë me indeks të rrezeve UV 9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 20 gradë, ndërsa ajo maksimale e ditës do të mëbriijë deri në 38 gradë. Indeksi i UV-së 9. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button