Flet Donatella: Versace nuk ikën askund!!!

Shqetësimin e madh të fansave, Donatella Versace është përpjekur ta qetësojë vetë përmes një postimi ne rrjetet sociale, ku sqaron edhe një herë se gjigandi i modës do të shitet, por nuk do të humbasë.

Së pari desha t`ju them të gjithëve se nuk kam për të shkuar gjëkundi, prandaj, ata që deshën të më heqin qafe le ta mësojnë mirë se …nuk ka për të ndodhur!!!!

 Dua gjithashtu t`ju siguroj, vazhdon mesazhi i saj, se Versace do të mbetet italiane, “Made in Italy“ dhe do ta ruajë glamurin, guximin dhe qëndrimin e saj gjithëpërfshirës që ju ka bërë juve të gjithëve ta doni aq shumë! Ky ështe vetëm fillimi I një aventure të re të cilën, shpresoj se do ta jetoni së bashku me mua, përfundon postimi.Fjalët e Donatelës padyshim janë një lehtësim I madh për adhuruesit e firmës së luksit, të cilët me të drejtë, u tremben prej idesë së blerjes së saj nga Michael Kors, e disa madje menduan se kjo praktikisht do të sjellë “ vdekjen“ e shtëpisë legjendare të modës.

Sipas marrëveshjes megjithatë, Donatella do të vazhdojë të drejtojë vizionin krijues të kompanisë dhe bashkë me të vëllanë Santo, dhe vajzën Allegra —do të bëhen aksionerë të Capri Holdings.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button