Prej sot deri më 6 tetor, në Tetovë do të mbahet TIFF ODA (FOTO)

Duke filluar prej sot, e hënë, 1 tetor deri më 6 tetor të 2018-s në Tetovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit ODA, transmeton Portalb.mk.

Festivali do të nis me yllin e mundjes Shaban Tërstena, kurse do të përfundojë me ikonat e artit skenik, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana.

TIFF ODA do të nis më 1 tetor, në ora 20:00 me hapjen solemne ku do të paraqitet dokumentari nga Maqedonia në regji të Igor Ivanov. Dokumentari do t’i kushtohet sportistit të mundjes Shaban Tërstena.

Më 2, 3 dhe 4 tetor, TIFF ODA do të nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 17:30, në ora 19:30, në ora 21:30 dhe në ora 22:00.

Më 5 tetor, TIFF ODA nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 19:30 dhe në ora 21:30. Në ora 22:00 do të ketë kinema të hapur.

Më 6 tetor, do të ketë edhe ekspozitë të fotografive duke filluar në ora 19:30, kurse në ora 20:00 është edhe ceremonia përmbyllëse. Në të do të marrin pjesë artistët Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana.

2018-ta, është viti i shtatë me radhë që realizohet festivali TIFF ODA.

LEXO: TIFF ODA 2018, do të fillojë me sportistin Tërstena kurse përfundojë me artistët Kurti, Xhepa dhe Arbana(VIDEO)

Programi i TIFF ODA 2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button