Takimi Xhaferi-Veseli: Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë është ngjarja më pozitive që ka ndodhur në rajon

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot u takua me Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili qëndron për vizitë njëditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se marrëveshja ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është ngjarja më pozitive që ka ndodhur kohëve të fundit në rajon.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  Xhaferi theksoi se marrëveshja ishte domosdoshmëri për ardhmërinë e Maqedonisë dhe për stabilitetin e mbarë rajonit. Ai i mbështeti bisedat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Veseli, mes tjerash, theksoi se mesazhet e përfaqësuesve ndërkombëtarë për Republikën e Maqedonisë, që kanë të bëjnë me mbështetjen e marrëveshjes me Republikën e Greqisë janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të mirëseardhura. Për Veselin kjo nënkupton stimulim për procesin integrues të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button