Kina “tenton të përzihet” në zgjedhjet për Kongresin amerikan

Kina po përpiqet “të përzihet” në zgjedhjet për Kongresin amerikan, që do të mbahen në nëntor, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, transmeton REL. 

Trump i bëri komentet teksa kryesoi një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Fatkeqësisht, kemi gjetur se Kina ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018, kundër administratës sime”.

“Ata nuk duan që unë ose ne të fitojmë, sepse unë jam presidenti i parë që e sfidoj Kinën në tregti”, tha Trump.

Ai nuk ofroi dëshmi për pretendimet e tij, ndërsa Kina dhe SHBA-ja janë në mosmarrëveshje për taksat prejse Trump ka marrë detyrën në janar të vitit të kaluar.

Në një intervistë muajin e kaluar, këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, tha se ka mundësi që Rusia, Koreja e Veriut, Irani dhe Kina po bëjnë plane për të ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA.

Zgjedhjet për Kongres do të mbahen më 6 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button