Energjia e pastër çelës për dekarbonizimin e ekonomisë evropiane

Elektrifikimi i industrisë, ndërtesave dhe transportit të Evropës i bazuar në burime të ripërtëritshme do të bëjë që Evropa deri në vitin 2050 të reduktojë emetimet e dioksid-karbonit (CO2) deri në 90 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i fundit i organizatës WindEurope me seli në Bruksel një shoqatë që promovon përdorimin e energjisë nga era i titulluar “Breaking New Ground” i promovuar në Samitin Global të Energjisë nga era në Hamburg, thotë se elektrifikimi i bazuar në energji të pastër do të rritet nga 24 për qind sa është sot në 62 përqind në vitin 2050.

Elektrifikimi, thuhet në raport do të rrisë shpenzimet me 2.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Evropës, mirëpo nga ana tjetër do të zbusë koston e shpenzuar për ndryshimet klimatike.

Paralelisht me këtë, raporti tregon se 86 për qind e industrisë, deri në vitin 2050 do të mund të lidhen me elektrifikimin 86, gjë e cila do të sigurojë reduktim të emetimeve deri në 88 për qind.

Raporti thotë se deri në vitin 2015, 64 për qind e ndërtesave do të mund të furnizoheshin me këtë energji, që do të ulë emetimet e tyre me 70 për qind.

“Nga shkaku i konkurrueshmërisë që ka kostoja e energjisë së tillë, energjia e erës është në pozicion të lakmueshëm për t’i bërë këto objektiva të arritshme”, thuhet në raport.

– Energjia nga era, burimi kryesor i elektrifikimit

Era do të mund të mbulojë 36 për qind të nevojave të Evropës deri në vitin 2050, me një shkallë të mbindërtimit të kapaciteteve me 20 GW në vit në periudhën 2030 – 2050.

Drejtori Ekzekutiv i WindEurope, Giles Dickson, tha se Evropa është në rrugë të mbarë për sa i përket energjisë së ripërtëritshme.

“BE-ja duhet të pajtohet për objektivin ‘zero-karbon’ deri në vitin 2050. Duhet të rrisim investimet në infrastrukturën përçuese dhe në pikat për mbushje të automjeteve elektrike”, tha Dickson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button