Mariçiq: Presim miratimin e projekteve të reja energjetike me vlerë të përgjithshme prej 61.9 milionë euro

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e Ditës së efikasitetit energjetik, 5 Mars, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se Sekretariati për Çështje Evropiane, në thirrjen e fundit në kuadër të Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor aplikoi në dy projekte nga fusha e energjetikës, transmeton Portalb.mk

Bëhet fjalë për investime për efikasitet energjetik në objektet në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Granti është në vlerë prej 2.5 milionë euro për ndërhyrje dhe rritje të efikasitetit energjetik të 18 objekteve shëndetësore dhe investimi total është 27.5 milionë euro.

Projekti i dytë, siç paralajmëroi zëvendëskryeministri Mariçiq, synon forcimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në pjesën juglindore të vendit. Granti prej rreth 8 milionë eurosh do të mundësojë lidhjen me rrjetin për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë nga hidrocentralet, termocentralet diellore dhe turbinat me erë, duke rritur kështu pavarësinë e vendit për të prodhuar energjinë e vet. Investimi total është 34.4 milionë euro.

“Krahas ndihmës direkte financiare nga BE-ja në vlerë prej 80 milionë eurosh, Maqedonia e Veriut merr mbështetje të vazhdueshme edhe nga Unioni në ndërtimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. I tillë është shembulli me mbështetjen e fundit që morëm në shkurt të këtij viti për rinovimin e gjashtë hidrocentraleve në mbarë vendin dhe për rurbinat ereja të erës afër Bogdancit”, thotë zëvendëskryeministri Mariçiq.

Zëvendëskryeministri thotë se Qeveria e LSDM-së investon në një të ardhme të sigurt energjetike, por se secili prej nesh ka nevojë për përgjegjësi energjetike për efikasitet energjetik, duke përmendur si bazë erërat, ujërat, diellin dhe qytetarët e Maqedonisë.

“Të gjitha familjet, të gjitha institucionet, të gjitha kompanitë, të gjithë mund t’i sigurojmë kushtet për një jetë të mirë dhe për gjithçka që nevojitet për zhvillimin e biznesit dhe me shumë më pak konsum të energjisë. Efikasiteti energjetik kursen energji, por thelbi është më i thellë sepse rezultati përfundimtar është një mjedis i mbrojtur, financa të kursyera dhe gjenerata të vetëdijshme dhe të përgjegjshme”, tha Mariçiq në Ditën e efikasitetit energjetik, 5 Mars.

Kujtojmë se gjatë muajit që lam pas, Ministria për Financa njoftoi që ka siguruar 36.2 milionë euro për të investuar në revitalizimin e gjashtë hidrocentraleve, me qëllim rritjen e prodhimit  të energjisë elektrike vendase.

“Mjetet janë siguruar me hua në vlerë prej 25 milionë eurove nga Banka Zhvillimore KfV, 11.2 milionë euro nga granti i BE-së nga ËBIF-ja dhe 0.2 milionë euro nga Qeveria e Gjermanisë”, raportoi Ministria.

Ministria sqaroi që ky investim do të realizohet për dy vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button