Thaçi: Kam marrë mbështetje nga amerikanët për marrëveshjen me Serbinë për korrigjimin e kufirit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e kryeson delegacionin e vendit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, deklaroi se nga përfaqësuesit e SHBA-së, me të cilët është takuar, ka marrë garanci se Uashingtoni e mbështet dialogun që e zhvillon homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq dhe do ta respektojë atë që Prishtina dhe Beogradi do të dakordohen, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç njoftoi TV21 i Prishtinës, Thaçi ka deklaruar se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë amerikan në SHBA i është konfirmuar se Shtetet e Bashkuara përkrahin edhe përfshirjen e korrigjimit të kufijve në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, në rast se ajo arrihet.

“SHBA konfirmuan qartë dhe zyrtarisht që mbështesin edhe angazhimin që e kemi deklaruar se në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë -Serbi që nënkupton njohjen reciproke mund të përfshihet edhe demarkimi i kufirit apo korrigjimi i lehtë i kufijve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Thaçi duke thënë se kjo do të përmbyllë njëherë e përgjithmonë çështjen dhe problemin e urrejtjen mes dy vendeve.

Për dallim nga deklaratat për mediat e vendit, në kumtesat zyrtare nga takimet e Thaçit në Nju-Jork, mes të cilëve edhe me ndihmës sekretarin shtetëror amerikan Ues Miçel, kongresmenin Eliot Engel, por edhe me përfaqësues të vendeve tjera, aspak nuk përmendet se presidenti i Kosovës ka thënë diçka për “korrigjimin e kufijve” apo për këmbimin e territoreve me Serbinë si zgjidhje e mundur për kontestet mes dy vendeve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button