“Identiteti nuk është biçikletë që të humbet”, aktivitet urbanistik-kulturor kundër manipulimeve në referendum

Në kuadër të fushatës qytetare ”Ec përpara”, ”Zgjedhja është e jotja”, sot përmes një aksioni urbanistik-kulturor duke i vendosur 20-pankarta. Pankartat janë vendosur në rrugën ”Maqedonia” dhe në qendrën e qytetit kurse secila prej tyre përcjell një mesazh lidhur me identitetin dhe manipulimet në Maqedoni.

Pankartat përmbajnë mbishkrime si,”Identiteti nuk është patentë shoferi që të ta marrin”, “Identieti nuk është pullë që të humbet”, “Identiteti nuk është numër telefoni që ta harrosh”,  njofton Portalb.mk.

Organizatorët e fushatës ”Ec Përpara” thonë se qëllimi i këtij aksioni është që të binden qytetarët e Maqedonisë se çfarëdo ndryshimi ose marrëveshje nuk mund të definoj ose të ndryshoj identitetin e tyre.

‘’Asnjë marrëveshje ose çfarëdo ndryshimi, nuk mund ta definoj ose ta ndryshoj identitetin e dikujt, pasi që identiteti përshkruan fotografinë personale për atë se si e shikojmë veten dhe ku përket’’, theksojnë organizatorët e kësaj fushate.

Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve që të shëtisin nëpër rrugën “Maqedonia” dhe në qendër të qytetit, që ti shohin pankartat, dhe mesazhet që përcjellin ato.

“Identiteti nuk është patentë shoferi që të ta marrin”

 

“Identieti nuk është pullë që të humbet”

 

“Identiteti nuk është numër telefoni që ta harrosh”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button