Ahmeti: Me 30 shtator votojmë për ardhmërinë dhe sigurinë e të gjithëve

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Sheshin “Skenderbeu” në Shkup mbajti tubimin qendror për NATO dhe Evropë në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti porositi që me 30 shtator të dilet dhe të votohet, sepse me 30 shtator do të votohet për shtet për ardhmërinë e të gjithëve dhe sigurinë e të gjithëve, njofton Medial.mk.

“30 shatori është një moment i papërsëritshëm dhe historik, pasi me 30 shtator nuk votohet një marrëveshje e arritur mes palëve. Me 30 shator ne flakim nga qafa një gurë që na peshon tash e 27 vite me radhë. Me 30 shtator nuk do të votojmë vetëm për paqen dhe stabilitetin dhe sigurinë në vendin tonë, por për mbarë rajonin e Ballkanit perëndimor, pasi kjo është një moment historikë edhe për të tjerët. Me 30 shtator ne vulosim dhe ndahemi përgjithmonë nga e kaluara dhe vendoset gur themeli për të ardhmen evropiane e këtij vendi. Në 30 shtator duhet që të gjithë ata të cilat kanë dilema mos të llogarisin në zgjedhjet e ardhshme që do vinë, por të llogarisin në shtetbërjen e këtij vendi, sepse me 30 shator votohet për shtet, për ardhmërinë, për ekonomi, për investime, me 30 shtator votohet për ardhmërinë e brezave edhe ata që do të lindin shekujve që do të vijnë pas. Dhe për atë me 30 shtator duhet të gjithë të veprojnë si burrështetas dhe mos të llogarisin në fitoret e zgjedhjeve partiake, por të dalin dhe të votojnë për ardhmërinë dhe sigurinë”, porositi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button