Kosovë, presidentja Jahjaga pa imunitet!

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mund të qëndrojë në kolltukun e të parës së vendit gjatë tërë mandatit, por ajo asnjë moment nuk e përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk ka legjitimitet.

Ish-policja që në krye të shtetit ka ardhur duke “dalë” nga zar? i ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, do të duhej ta respektonte marrëveshjen politike mes liderëve Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli, në të kundërtën, ajo përherë do të cilësohet si person që ka tradhtuar klasën politike në vend, vlerësojnë analistët politikë për “Zëri”.

Madje, në këtë formë, sipas tyre, ajo do ta shkelë Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila në vete përmban marrëveshjen e tre liderëve, e gjithashtu do të veprojë kundër fjalimit të saj të parë para ligjvënësve kosovarë, ku Jahjaga pati deklaruar se do ta respektojë marrëveshjen e treshes politike.

Vetëm një ditë pasi që Gjykata Kushtetuese e ka dhënë lajmin se Jahjaga ka mandat të plotë, përkatësisht deri në vitin 2016, analistët politikë dhe pjesëtarët e shoqërisë civile thonë se Jahjaga megjithatë duhet ta ketë parasysh formën se si është zgjedhur, si ka ardhur në pozitën që e ka, dhe obligimin që e ka në raport me mandatin e saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button