BMW M3 me 480 kuaj fuqi!

Edhe më herët ju kemi informuar, bazuar në burimet e afërta me “BMW-në” se gjenerata e ardhme e modelit M3 do të duhet ta “gostisë” motorin 6-cilindërsh, i cili do ta zëvendësojë të tanishmin 4.0 V8. Tani arrijnë informacionet e reja për qarkun e tërheqjes.

Përndryshe, shefi i “BMW-së” për Amerikën e Veriut i cili e zbuloi informacionin e lartpërmendur u ndalua dhe foli vetëm për numrin e cilindrave, por tani merret vesh se do të bëhet fjalë për motorin turbo 3.2 litra, i cili do të zhvillojë forcën prej rreth 450 KF (331 kW).

Të brendshmit njoftojnë që “BMW” me të do të ofrojë edhe të ashtuquajturën “pakon e performancave” e cila do të mundësojë rritjen e forcës deri në 480 KF (353 kW) që, me largimin e bllokadës të vënë në 250 km/h, do të rezultonte me shpejtësinë më të madhe se 300 km/h./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button