Takimi Thaçi – Tadiç zemëron Daçiçin

Një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti serb Boris Tadiç ka shkaktuar zemërim në Serbi.
Ata u takuan në samitin rajonal në Dubrovnik të Kroacisë, kurse më herët, ish presidenti serb ka refuzuar të takojë zyrtarët e larët të Kosovës, sikurse edhe të marrë pjesë në takimet rajonale ku kosovarët kanë qenë, po ashtu të pranishëm.

Mandatari i qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se prania e Tadiçit në samit është një “enigmë”, dhe e pyeti ish liderin serb që të qartësojë politikat e tij tani që ai që është një zyrtar i opozitës.

Mediat e kanë cilësuar historik gjestin e duarshtrëngimit, por vetë Tadiç ka refuzuar ta quajë të tillë. Kryeministri Thaçi nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me takimin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button