Poposki merr pjesë në “Samitin ?roacia 2012” në Dubrovnik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki dje dhe sot mori pjesë në “Samitin Kroacia 2012” që mbahet në Dubrovnik, në të cilin bisedoi për tema tejet të rëndësishme për tërë rajonin tonë – vazhdimin e procesit të integrimit në EJL në kuadër të Bashkimit Evropian.

Në këtë Samit janë cekur dy elemente, i pari në aspekt të realizimit, gjegjësisht nevojës për reforma të vazhdueshme në të gjitha vendet të cilat janë kandidate dhe kandidate potenciale dhe elementi i dytë, gjegjësisht mbajtja e kredibilitetit të këtij procesi përmes mbindërtimit të të gjithë atyre që rezultojnë me përparim në fazën e ardhshme.

“Vendet anëtare të BE-së nga rajoni i ynë, kanë mundësi të shkëlqyeshme të tregojnë se sa me të vërtetë janë të përkushtuar në ndërtimin e rajonit ku dominojnë integrimet, paqja dhe prosperiteti, e kjo gjithsesi do të kontriobuojë edhe ndaj krijimit të një klime stabile dhe do t’i përmirësojë mundësitë ekonomike për zhvillim të mëtejshëm dhe përparim të të gjitha vendeve nga rajoni”, tha ministri Poposki./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button