Kosovë, EULEX ngre padi ndaj zv/kryeministrit Bukoshi

Misioni i policisë dhe drejtësisë i BE-së në Kosovë (EULEX) ka ngritur padi ndaj zv/kryeministrit të Kosovës dhe dhjetë zyrtarëve të tjerë qeveritarë. Paditë ndaj zv/kryeministrit Bujar Bukoshi dhe të dyshuarve të tjerë lidhen me një skandal korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, të cilën Bukoshi e ka drejtuar nga viti 2007 deri në 2010, deklaroi sot një zëdhënës i EULEX-it.

Në Janar hetuesit e misionit të BE-së dhe policia kosovare patën kryer kontrolle në Ministrinë e Shëndetësisë në Prishtinë. Fjala ishte për akuza se përfaqësues të ministrisë kishin lidhur kundrejt ryshfeteve kontrata të dëmshme për Kosovës. Ministria e Shëndetësisë disponon një buxhet të madh dhe është ndër të tjera përgjegjëse për blerjen e medikamenteve, të cilat shpërndahen përmes sistemit shëndetësor publik.

Që prej shpalljes së pavarëisë nga Serbia, korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë problem serioz. Sipas vlerësimeve shteti humbet prej tij rreth 10 milionë euro në vit. Në muajin prill kryehetuesi për korrupsionin u arrestua nën dyshimin për korrupsion./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button