Rihanna akuzon kontabilistët që e dëmtuan për disa miliona dollarë

Diva muzikore Rihanna ka ngritur aktakuzë kundër ish kontabilistëve të saj të cilët i akuzon për udhëheqje të keqe të kontabilitetit si dhe për shkak të mos këshillimeve që të zvogëlojë shpenzimet gjatë turneut të saj në vitin 2009, transmeton “AP”.

Rihanna turneun vet të fundit muzikor, ”Last Girl on Earth”, e përfundoi me minus të madh financiar e atëbotë kontabilistët e saj morën 22 për qind të fitimit, ndërsa asaj i kanë paguar vetëm 6 për qind.

Rihanna që nga shtatori i vitit 2010 e kishte suspenduar kompaninë që merrej me punët financiare të saj, e siç shkruajnë mediet amerikane, Rihanna e ka rritur fitimin 40 për qind.

Ende nuk dihet shuma që në emër e të dëmshpërblimit e kërkon Rihanna.

Këngëtarja ka ngritur aktakuzë me emrin e saj të vërtetë Robin Fenti.

Lajme të ngjashme

Back to top button