Protestë e pazarxhinjëve të Kumanovës

Pazarxhinjtë e Kumanovës sot paradite, për dy orë bllokuan rrugën në hyrje të Kumanovës, në shenjë revolte nga vendimet e marra nga DAP-i  në lartësi edhe deri në 70.000 denarë. Vendimet kanë të bëjnë për disa vite të fundit kurse afati i pagesës është 8 ditë. 

Shumat e këtilla të larta paushale si dhe  qeraja për tezgat arrijnë në një mijë euro, që  realisht  s’munden asesi ta mbulojnë, thonë pazarxhinjtë. Në protesta  ishin edhe përfaqësues të Odës së tregtarëve të Maqedonisë, në me krye Ekrem Dolek, i cili na informoi se është përgatitur ligji për tregti, i cili do t’i rregullojë tatimet e kësaj sfere, kurse këtë që po e bën DAP-i është jo ligjore na tha Ekrem Dolek dhe shtoi se “Ata po thirren në nenin 37, e ky është ligj për grumbullimin e tatimeve nga zejtarët që janë një numër të vogël në Maqedoni. Në vitin 2008 jemi marr vesh me Qeverinë që të paguhet paushal mujor prej 300 – 600 denarësh, mirëpo ja se kjo marrëveshje nuk po respektohet. Është përgatitur ligj i posaçëm për këtë sferë, dhe i njëjti pritet të lexohet të hënën. Po bëhet shtypje institucionale. Disa herë e kam ftuar drejtorin e DAP-it Goran Trajkovskin që të takohemi, por ai nuk po i përgjigjet ftesës. Publikisht e kam ftuar që të merr pjesë në të gjitha protestat që do të mbahen. Interesant është se vetëm në Kumanovë ka fatura të këtilla të larta dhe si duket se ndokush po punon në dorë të vet. Ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi do të protestojmë edhe më tej dhe t’i mbrojmë pazarxhinjtë “ na deklaroi Ekrem Dolek. 

Pazarxhinjtë e Kumanovës shprehen të revoltuar dhe thonë se as që e kanë ndërmend t’i paguajnë faturat e arritura pasi që nuk përkojnë me realitetin në treg. Me këtë del se ne duhet të punojmë vetëm për DAP-in e jo edhe të mbajmë familjet tona. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button