Mickoski i ka thënë Dankanit se është për NATO dhe BE, por s’e pranon Marrëveshjen për Emrin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, Ser Alan Dankan, njofton Portalb.mk.

“Në takim bashkëfolësit kanë folur për ndodhitë aktuale politike në Maedoni, integrimet euro-atlantike të shtetit dhe referendumin e 30 shtatorit për Marrëveshjen me Greqinë. Në takim është theksuar edhe rëndësia e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë. Maqedonia ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është interes strategjik i shtetit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Ashtu siç informojnë nga partia, Mickoski e ka riafirmuar qëndrimin se VMRO-DPMNE, nuk mund ta të pranojë Marrëveshjen me Greqinë, pasi që VMRO-DPMNE nuk pajtohet me përmbajtjen e kësaj marrëveshje. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski e ka përsëritur qëndrimin se qytetarët e Maqedonisë e kanë pjekurinë e mjaftueshme dhe janë të dinjitetshëm që vetë të sjellin vendim se si do të veprojnë më 30shtator.

“Bashkëfolësit janë pajtuar se marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Britanisë fuqishëm janë të zhvilluara, por është theksuar edhe nevoja e mëtutjeshme që të njëjtat të mbindërtohen. Mickoski e ka afirmuar ndarjen strategjike të VMRO-DPMNE-së për integrim të vendit në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën partiake.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button