Opozita u zgjua, kërkon llogari për punët e dyshimta të qeverisë

Opozita maqedonase do të fillon shqyrtimin e punës së qeverisë aktuale dhe institucioneve tjera qeveritare, përmes hapjes së debateve në Kuvend, në lidhje me rastet diskutabile politike që kanë dalë në publik gjatë punës së deritanishme të tyre.

“Për fat të keq, qeveria e VMRO-së gjashtë vite të plota punon pa kontroll nga institucionet. Qeveria e Gruevskit nuk i respekton sa duhet ligjet, ajo në punën e saj realizon politikë agresive, të pa kontrolluar, partiake dhe mbi të gjitha kriminele. Mënyrës së tillë të punës duhet ti jepet fund. Ligjet, procedurat dhe para se gjithash qytetarët duhet të respektohen” – tha Igor Ivanovski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Ai theksoi se do të kërkohet llogari për shtatë çështje deri në fund të vitit.

“Do të kërkojmë debat dhe përgjigje për atë se sa para u ka borxh qeveria kompanive, sa dhe si harxhohen paratë në projektin “Shkupi 2014”, në çfarë mënyre keqpërdoret ndihma sociale për më të varfërit, edhe atë për qëllime partiake-zgjedhore. Pse qytetarët marrin shërbime shëndetësore katastrofale në shëndetësinë publikë me borxhe të mëdha, si dhe për çka harxhohen paratë e popullit në Agjencinë për siguri dhe kundërzbulim, do të kërkojmë përgjigje çfarë masa ka marrë MPB në rastin Ljube Boshkovski. Do të fillojmë me debatin e parë këtë muaj, kushtuar keqpërdorimeve në ndarjen e subvencioneve në bujqësi” – tha Igor Ivanovski.

Kontrolli mbi punën e qeverisë dhe institucioneve qeveritare është një prej funksioneve dhe kompetencave kryesore të Kuvendit, dhe si i tillë deri tani thuajse aspak nuk është zbatuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button