Këshilli shqiptaro-amerikan përkrah Maqedoninë për anëtarësim në NATO

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Teuta Arifi sot u takua me Ilir Rusin, nënkryetarin e Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan të SHBA-ve.

Gjatë takimit zëvendëskryeministrja Arifi informoi rreth statusit të implementimit të reformave në lidhje me procesin e integrimit evropian, veçanërisht në fushat e përfshira me Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë siç janë liria e shprehjes dhe mediave, reformat zgjedhore, dhe implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Arifi theksoi se integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike mbetet prioritet i Qeverisë.

Ndërkaq, nënkryetari Rusi theksoi aktivitetet e Këshillit Nacional Shqiptaro-Amerikan për promovimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe sigurimin e përkrahjes për integrimin e tyre në BE dhe NATO./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button