500 kg mish kontrabandë nga Greqia, arrestohet pronari shqiptar

Pronari i një dyqani mishi në Korçë ka përfunduar në prangat e policisë pasi AKU i gjeti 500 kilogram mish dhe produkte mishi të ngrira me mbishkrime greke që dyshohet se janë kontrabandë.

Në pranga u vu shtetasi Nazar Dvorani, 57 vjeç, nga Korça.

Kujtojmë se Dvoranit iu bllokuan më 1 gusht 2018, 350 kg mish jashtë standarteve sanitare, por ai nuk e ka ndërprerë punën por e ka tjetërsuar atë mish me  500 kg kontrabandë, pra pa asnjë dokumentacion, transmeton Gazeta Express.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button