Një polic nga Manastiri e ka kryer vrasjen në Prilep, ka përshkruar vet vrasjen në stacion
Një pjesëtar i policisë 23 vjeçar nga Manastiri E.T. është vrasësi i 36 vjeçarit Bekir A. nga Manastiri i cili mbrëmë ishte vrarë në një fshat të Prilepit.
Këtë sot e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski.
Sipas informacioneve, polici fillimisht e ka qëlluar tani më të ndjerin me 4 plumba dhe më pas e ka djegur.
Tek i vrari ka pasur edhe dokumente personale për identifikim.