“Vizat” arritje historike, Prishtina e Tirana përshëndesin vendimin e PE
![Askush nuk i ka faj kryeministrit Hashim Thaçi për faktin se nuk po ec shpejt procesi i liberalizimit të vizave](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/21737DF6DA638168B93DB13A2A471696.jpg?fit=210%2C210&ssl=1)
“Qytetarët e Kosovës tashmë janë më afër se kurrë realizimit të lëvizjes së lirë në zonën shengen”, kështu u shpreh kreu i shtetit Hashim Thaçi ne një reagim ne rrjetet sociale pas votimit të Parlamentit Europian, transmeton Vizion Plus.
Ndërkohë kryeministri Haradinaj falenderoi të gjithë eurodeputetet që mbështetën lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
Edhe Tirana përshëndeti vendimin.
Kryeministri Rama e konsideroi një moment te rëndësishëm qe hoqi një njollë, me të cilën Europa cenonte flamurin e vet.
Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha tha se ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon.