Incidenti në çerdhen në Butel, institucionet hetojnë rastin

Pas incidentit të djeshëm në çerdhen “11 Tetori” në Butel, Ministria e Punëve të Brendshme ka shoqëruar në polici edhe personin dytë të përfshirë në këtë rast, atë me inicialet B.Z i cili dje ishte larguar nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së pjesëtarëve të policisë, transmeton Alsat M.  Sipas njoftimit të policisë, po hetohet çdo detaj që do të ndihmonte në zbardhjen e rastit. Shkak i incidentit të djeshëm ishte përleshja verbale mes dy prindërve të cilët këtë mosmarveshje e shoqëruan me armë zjarri dhe thikë duke shkaktuar panik te fëmijët dhe punonjëset e çerdhes. Jo zyrtarisht dy personat edhe më parë kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre.

Incidenti sipas psikologëve është edhe arsyeje për ngritjen e nivelit të kulturës mes prindërve, në veçanti kur bëhet fjalë për praninë e tyre para fëmijëve. Ky rast sipas ekspertëve tek fëmijët lënë pasoja të rënda pasi pamjet e tillë vështirë të hiqen nga mermorja e tyre.

“Imazhi i prindit të tyre do të jetë krejt i ndryshëm nga ajo që ka qenë deri më tani, ndoshta do të duan apo nuk do të duan në shkollë është pengesa më e vogël që mund të jetë pasi personi që e ka krijuar gjithë këtë incident do të jetë edhe në shtëpi, ai sigurinë te prindi i vet nuk do ta ketë pasi trauma që ka përjetuar nuk është diçka argëtuese siç mund të shohim te armët lodër apo diçka tjetër. Ata kanë parë panik edhe në sytë e shokëve të tjerë, kanë ndjerë panik për vete, kanë parë personin I cili u ka dhënë siguri gjithmonë siç është prindi apo edukatori, kanë parë që kjo situatë ka qenë vërtet shumë problematike te ta dhe ndjenjat emocionale të tyre janë të thyera totalisht”- u shpreh Edlira Destani, psikologe.

Ekspertët thonë ky rast dëshmon nevojën që krahas fëmijëve edhe prindërit duhet ti nënshtrohen përgatitjes psikike e edukative para se të vendosin që fëmijët ti dërgojnë në institucione edukative.

Incident në një çerdhe në Butel, prindërit nxjerrin armët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button