Maqedoni, DAP: Qytetarët të regjistrohen në sistemin e-tatim personal

Të gjithë personat fizik të cilët gjatë vitit 2018-të kanë realizuar të ardhura, duke përfshirë edhe ata që kanë pranuar rrogë dhe pension, duhet që të regjistrohen në mënyrë elektronike në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP), gjegjësisht në sistemin e-tatim persona, njofton Portalb.mk.

DAP i fton të gjithë qytetarët që të regjistrohen sa më shpejtë dhe të mos pritet afati i fundit, 31 dhjetor 2018.

Obligim për regjistrim kanë personat fizik të cilët kanë realizuar të ardhura nga: rroga, regresi për pushim vjetor, të ardhura nga qiratë, përfitimet nga lojërat e fatit, prej jashtë vendit, pension dhe të ardhura tjera të cilat kanë tatim.

Personat fizik duhet që të paraqiten në mënyrë elektronike në sistemin e-pdd.ujp.gov.mk. Pasi që të paraqiten në mënyrë elektronike në sistem, më pas do t’i konfirmojnë të dhënat e tyre në DAP.

Paraqitjet e plotësuara vjetore të tatimit, nëpërmjet sistemit DAP duhet t’ua dorëzojë qytetarëve më së voni deri më 30 prill të vitit 2019-të, ndërkaq qytetarët duhet që ta konfirmojnë ose korrigjojnë paraqitjen tatimore më së voni deri më 31 maj të vitit 2019-të. Në sistemin elektronik, deri më tani janë paraqitur 13.000 qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button