Basha: Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur këtë të diel me një citat të prokurorit italian të Antimafias, Paolo Borsellino.

“Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?”, shkruan Basha, duke publikuar një fotografi me citimin, transmeton Gazeta-Shqip.com.

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO!

Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që të flakin politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”.

Ky citim i Borsellinos, vjen pak ditë pasi Basha, propozoi vettingun në politikë.

Lidhur me këtë propozim të tij, nismë e cila është dorëzuar në Kuvend, Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm, madje propozoi që vettingu të nisë prej tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button