Liga e Kombeve, Ukraina e Shevchenkos mposht edhe Sllovakinë
Tre ditë më parë, Ukraina fitoi në Çeki 1-2, ndërsa ka siguruar edhe fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Nations League, njofton TCH.
Skuadra e drejtuar nga ish-sulmuesi i Milanit Shevchenko ka marrë tre pikët e radhës, këtë herë duke mposhtur minimalisht kombëtaren e Sllovakisë.
Ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola deri në minutën e 80 kur vendasit fitojnë një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol Yarmolenko.
Me këtë fitore, Ukraina shkon e sigurt drejt kreut të këtij grupi në Ligën e dytë.