Meta dhe Thaçi takohen në Durrës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka realizuar një takim në Durrës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Shqipërisë ka theksuar gjatë takimit se është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

“Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane të rajonit është qëllim i përbashkët”, është shprehur Meta, thuhet në njoftim.

Sipas Metës, dialogu Kosovë-Serbi do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.

Ky takim vjen në një kohë kur në Kosovë realizoi një vizitë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku nuk munguan edhe tensionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button